Policia njofton për numrin e aksidenteve të ndodhura gjatë së dielës

Policia ka njoftuar se gjatë së dielës, në territorin e Kosovës kanë ndodhur 34 aksidente trafiku prej të cilave 9 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 25 të tjera me dëme materiale.
Sipas policisë, aksidentet kanë ndodhur në të gjitha rajonet e vendit ndërsa me të gjitha është marrë njësiti i trafikut.
Ndaj të gjithë pjesëmarrësve që kanë thyer rregullat e trafikut, policia ka shqiptuar 1 745 gjoba kundërvajtëse./IndeksOnline/