17:30 / E Diele, 06 Maj 2018 / indeksADMonline

Policia: Nuk është rapotuar për asnjë rrahje sot në Skenderaj!

Së fundi është raportuar se një banor i fshatit Rezallë me inicialet H.D,ka kërkuar trajtim sot në Emergjencën e Spitalit të Mitrovicës nën shoqërimin e mbrojtjes së Policisë së Kosovës.

Gjithashtu ishte theksuar se H.D është veteran i UÇK-së dhe se ka pësuar lëndime në kokë, pas përleshjes e cila thuhet të ketë ndodhë në mesditën e sotme në komunën e Skenderajt.

Ndërkohë Indekonline ka kontaktuar zëdhënësin e policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti ka deklaruar se asnjë rast i tille nuk është raportuar sot në polici.

“Nuk është raportuar asnjë rast përleshje gjatë ditës së sotme në Skenderaj”, ka thënë Zaiti.

Gjithashtu është bërë e ditur se personi H.D në polici ka deklaruar se është vetëlënduar./Indeksonline/