75 Mall Live Search
08:27 / E Hënë, 16 Nëntor 2020 / kutia

Policia s’u jep leje për protestë, punëtorët e “Telekomit” s’tërhiqen: Do jemi në shesh

Policia e Kosovës ka refuzuar kërkesën e punëtorëve të “Telekomit”, që të protestojnë sot para Qeverisë së Kosovës, kjo pas vendimit të fundit qeveritar që ndalon grumbullimet masive për shkak të frikës së infektimit me COVID-19.

Megjithatë, kjo nuk pritet t’i ndalojë punëtorët që thonë se protesta e paralajmëruar për orën 13:00 do të mbahet.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të “Telekomit”, Lamih Balaj, ka thënë se pagat nuk i kanë marrë ende dhe se do të jenë në shesh në kohën e paralajmëruar.

Policia na ka refuzuar kërkesën, por ne do të protestojmë. Pagat nuk i kemi marrë, por në përgjithësi gjendja në “Telekom” është shumë e rëndë”, deklaroi ai.