13:23 / E Premte, 01 Prill 2022 / OSH

Policia: Nuk ka të lënduar nga zjarri në Fushë Kosovë

Një zjarr i madh ka ndodhur në një fshat të Fushë Kosovës, pak minuta më parë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë se nuk ka të lënduar.

IndeksOnline ju sjell pamjet:

“Rreth orës 12:15, është pranuar informata për një zjarr në një objekt në fshatin Vragoli në Fushë Kosovë. Menjëherë njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë ftuar edhe zjarrfikësit. Bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për të lënduar, përveç dëmeve materiale”, tha Borovci./IndeksOnline/