75 Mall Live Search
20:15 / E Mërkurë, 13 Gusht 2025 / AR

Policia nuk njeh Leonardo DiCaprion në Ibiza, e ndalon për kontroll

Leonardo DiCaprio u përball me policine!

Teksa ndodhej në Ibiza, policia nuk e njohu dhe e ndaloi për një kontroll. 50-vjeçar, i cili zakonisht e fsheh fytyrën me maska dhe kapele, u shfaq në një festë private me tekila, por nuk i shpëtoi një inspektimi që ndodh për të gjithë të ftuarit.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Leonardo DiCaprio shihet duke pritur radhën e tij për t’u kontrolluar, teksa shoqërohej nga partnerja e tij, modelja 27-vjeçare Vittoria Ceretti. Urdhri ishte që të kontrolloheshin që të gjithë dhe se aktori nuk bënte përjashtim.