09:11 / E Diele, 25 Tetor 2020 / OSH

Policia nuk po e toleron askënd, mbi 900 persona të dënuar për mos respektim të masave kundër Covid 19

Policia e Kosovës ende në raportin e saj 24 orësh ka dhënë statistika mbi personat që nuk i kanë respektuar masat anti-Covid 19.

PK ka shqiptuar 957 tiketa në 24 orët e fundit për personat që nuk i kanë respektuar masat, transmeton Indeksonline.

Ndërsa në 24 orët e fundit, 709 tiketa janë shqiptuar për shoferët që nuk i kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Fatmirësisht gjatë ditës së djeshme, asnjë aksident nuk ka qenë me fatalitet, kurse 7 aksidente kanë qenë me të lënduar./Indeksonline/