23:05 / E Enjte, 30 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Policia paralajmëron qytetarët: Bëni kujdes! Do të ketë sërish përmbytje në Tiranë (Foto)

Reshjet e dendura dhe për pasojë edhe përmbytjet që kanë përfshirë vendin, do të prekin shumë shpejt edhe kryeqytetin në masë të gjerë.

Paralajmërimi është dhënë nga Policia e Tiranës, e cila thekson se në ditët në vijim pritet të ketë përmbytje në disa zona në qarkun e Tiranës.

Kjo për shkak të rritjes së densitetit të reshjeve në të gjithë vendin, përfshirë edhe Tiranën.

Këtë të enjte, Shqipëria është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura duke rikthyer përmbytjet në thuajse të gjithë vendin.

Vetëm autostrada Tiranë-Durrës, vijon prej të paktën 5 orësh të jetë e përmbytur dhe trafiku i paralizuar.