75 Mall Live Search
15:04 / E Premte, 30 Gusht 2024 / mp

Policia parandalon një rast kontrabandimi me mallra nga Serbia

Njësia task forcë në përbërje nga policia dhe Dogana e Kosovës në vazhdën e zbatimit të masave për parandalim dhe luftim të kundërligjshmërisë dhe kontrabandës, po ashtu dhe si rezultat i intensifikimit të kontrolleve taktike dhe operacionale, më 29.08.2024 rreth orës 19:00 në brezin kufitar mes fsh.Renatoc-SRB dhe fsh.Inatoc -RKS ka ndaluar një automjet (kombi/furgon) i cili është vënë re duke hyrë ilegalisht nga Serbia në Republikën e Kosovës.

Pas ndalimit gjatë kontrollit të automjetiti i cili po drejtohej nga i dyshuari mashkull janë gjetur të ngarkuara 102 kovë me nga 10 kg. gjizë me peshë prej gjithsej 1020 kg, pa dokumente përcjellëse mbi prejardhjen e mallit. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet procedurale në bashkëpunim edhe me prokurorinë e shtetit, ndërsa automjeti dhe mallrat e kontrabanduara janë sekuesteuar dhe dërguar në terminalin doganor përkatës.