75 Mall Live Search
09:26 / E Hënë, 17 Mars 2025 / mp

Policia parandalon disa raste kalimkufiri ilegalisht

Policia ka njoftuar se gjatë 24-orëve kanë parandaluar kalime ilegale.

Në pikëkalimin kufitar në fashtin Novosellë të Kamenicës, policia ka ndaluar dy të dyshuar, një femër shtetase e Serbisë dhe një mashkull kosovar pasi që kanë kaluar ilegalisht kufirin. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt. Po ashtu edhe një pikëkalimin kufitar  Muçibabë është ndaluar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë pasi që atij më parë i ishte refuzuar hyrja në RKS. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.