75 Mall Live Search
08:53 / E Mërkurë, 04 Shtator 2024 / MSH

Policia parandalon kontrabandën me korniza targash nga Serbia

Policia e Kosovës, bashkë me Doganën, kanë parandaluar një rast të kontrabandës me mallra në brezin kufitar midis Kosovës dhe Serbisë.

Bëhet fjalë për një të dyshuar, i cili në veturën e tij me targa të Serbisë kishte të ngarkuara 2000 korniza të plastikës për targa të automjeteve.

Incidenti ka ndodhur midis fshatit Dobrosin dhe Stublinë, mbrëmë rreth orës 20:50, shkruan Indeksonline.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari po hynte ilegalisht në territorin e Republikës së Kosovës, teksa i njëjti nuk posedonte dokumente mbi prejardhjen e mallit.

“Lidhur me rastin, automjeti dhe malli i kontrabanduar janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor Dheu i Bardhë”, thuhet në njoftimin e policisë./Indeksonline/