75 Mall Live Search
09:36 / E Enjte, 08 Maj 2025 / MSH

Policia parandalon kontrabandën me mallra, në Kamenicë

Pjesëtarë të policisë në Muçivërcë -Kamenicë kanë parandaluar dje një rast të kontrabandës me mallra.

Policia ka ndaluar një automjet në të cilin ishin të ngarkuar 650 paketa me cigare me banderola serbe, 25 kuti nargjile me shije të ndryshme pa dokumentacion dhe 100 qese duhan pa banderola, shkruan IndeksOnline.

Sipas policisë, malli dyshohet të jetë futur në territorin e Republikës së Kosovës përmes rrugëve ilegale.

Rasti është adresuar te Dogana e Kosovës, teksa policia e ka iniciuar si “Kotrabandë me mallra”./IndeksOnline/