75 Mall Live Search
21:02 / E Enjte, 09 Qershor 2022 / MSH

Policia parandalon kontrabandën me telefonë në Burgun e Dubravës

Sot në Qendrën Korrektuese në Dubravë, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen kontrabandës brenda kësaj qendre.

Në dhomën e vizitave, oficerët korrektues gjatë kontrollit të gjësendeve të sjella nga familjarët, më saktësisht në pajisje kuzhine (Tigan dhe Tenxhere), kanë arritur ta parandalojnë futjen e katër telefonave mobil, tri sim kartelave, shtatë koka të adapterëve dhe 4 USB, të cilat  janë tentuar të futen brenda në mënyrë të improvizuar.

No photo description available.
No photo description available.

Lidhur me këtë rast, oficerët korrektues kanë lokalizuar gjësendet e sjella nga familja, ndërsa i dënuari i dyshuar se  gjesendet e kapura kanë qenë të dedikuar për të është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore, ndërsa për familjarin e dyshuar, sipas procedurës është njoftuar policia.

Shërbimi Korrektues i Kosovës çdo herë mbetet i përkushtuar dhe vigjilent në luftimin e dukurive negative dhe kontrabandës në institucone korrektuese.