75 Mall Live Search
20:30 / E Mërkurë, 10 Shtator 2025 / S Z

Policia parandalon një rast kontrabande në Kamenicë, sekuestron materiale medicinale pa dokumentacion

Policia e Kosovës ka arritur të parandalojë një rast të kontrabandimit të mallrave në fshatin Berivojcë të Komunës së Kamenicës, falë një operacioni të organizuar taktikisht nga njësitë patrulluese të SPMK–Muqivercë, në bashkëpunim me njësitet e SP–Kamenicë.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se rreth orës 17:00, në fshatin Berivojcë, është ndaluar një veturë e tipit Fiat Punto, ngjyrë e bardhë dhe me targa vendore, e cila drejtohej nga i dyshuari L. I. i lindur me 10.01.1995, nga Metehi/Podujevë. Ndërsa pasagjer ishte M. I. i lindur me 05.09.1994, në Prishtinë.

Gjatë kontrollit të automjetit, policia ka zbuluar një sasi të konsiderueshme materialesh medicinale dhe dentare, për të cilat nuk kishte dokumentacion të nevojshëm ligjor. Vlera e mallit të sekuestruar vlerësohet të jetë rreth 6,000 euro.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit për shkelje të ligjit, ndërsa mallrat janë dorëzuar në Doganën e Dheut të Bardhë. Rasti i është kaluar Njësisë së Hetimeve Rajonale për procedura të mëtejshme.