75 Mall Live Search
14:53 / E Shtunë, 23 Shtator 2023 / Gj. Sh

Policia parandalon një rast të kontrabandës në Leposaviq, kishte të ngarkuar në kamion 3600 kg speca

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar një kontrabandë me mallra në fshatin Bistricë të Leposaviqit.

Sipas njoftimit, Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare ka vërejtur se një kamion me targa të Serbisë ishin të ngarkuar një sasi e mallit speca me peshë rreth 3600 kg, ku dyshohej të jetë kontrabanduar.

Malli dhe automjeti janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor

“Patrullat policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare –Veriu, gjatë realizimit të detyrave dhe aktiviteteve të tyre në brezin kufitar në pjesën veriore të vendit,  më 22.09.2023 rrethe orës 22:15, në fshatin Bistricë të Leposaviqit, kanë ndaluar një kamion me targa të Serbisë.

Gjatë kontrollit policia ka vërejtur se në kamion ishin të ngarkuar një sasi e mallit (speca) me peshë rreth 3600 kg, e që dyshohej të jetë kontrabanduar. Lidhure me rastin është njoftuar prokurori dhe i cili ka autorizuar inicimin e rastit ‘kontrabandim me mall’. Malli dhe automjeti janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor. Rasti do të vazhdojë të trajtohet nga Njësia Rajonale e Hetimeve të Drejtorisë Rajonale e Policisë Kufitare-Veriu”, thuhet në njoftimin e policisë./IndeksOnline/