75 Mall Live Search
08:39 / E Enjte, 05 Mars 2026 / MSH1

Policia parandalon transportin ilegal të drunjve, në Podujevë

Policia ka parandaluar transportin e kundërligjshëm të drunjve, në dy raste të ndara në Podujevë.

Rasti i parë është evidentuar dje rreth orës 02:20, ku ën fshatin Lluzhan, policia ndaloi kamionin e ngarkuar me një masë drusore për djegie, pa dokumentacion përkatës dhe fletë përcjellëse, shkruan IndeksOnline.

“Drutë janë konfiskuar dhe dërguar për matje në Agjencinë e Pyjeve. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt” thuhet në njoftimin e policisë.

Po në Lluzhan, gjatë patrullimit, policia ndaloi një kamion rreth orës 03:10, gjithashtu të ngarkuar me drunj.

Edhe kjo sasi është konfiskuar dhe dërguar për matje në Agjensionin e Pyjeve.

Policia bën të ditur se i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, për t’u liruar më pas./IndeksOnline/