10:12 / E Premte, 14 Janar 2022 / B O

Policia pengon përleshjen mes dy grupeve në Pejë, ndërhynë profesionalisht dhe eviton dhunën

Një përleshje e mbetur në tentativë në mes të dy grupeve, ka ndodhur pak para mesnatës së të enjtes, tek rrethi i Dulisë në Pejë.

Fillimisht një njësi patrulluese e trafikut është ndalur, e më pas edhe efektivë nga forcat speciale, kanë arritur në kohë për të neutralizuar përleshjen mes dy grupeve, shkruan Indeksonline.

Në vendin e ngjarjes janë arrestuar së paku 4 persona të përfshirë në rast.

Dy automjete, në të cilët ndodheshin viktimat ose të dyshuarit, njëri me targa 01 dhe tjetra 03, janë ndaluar nga Policia në vendngjarje.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Pejë.