75 Mall Live Search
09:11 / E Shtunë, 03 Maj 2025 / FR

Policia për 24 orë shqiptoi mbi 2000 gjoba trafiku

Policia e Kosovës gjatë ditës së premte ka shqiptuar 2137 gjoba trafiku.

Po në këtë vazhdë kohore u regjistruan 59 aksidente, 24 prej tyre me të lënduar, derisa 35 me dëme materiale.

U arrestuan 28 persona, derisa 13 u dërguan në mbajtje. Dy të tjerë u dërguan në vuajtje të dënimit.