75 Mall Live Search
17:06 / E Premte, 24 Tetor 2025 / F.R

Policia për incidentin e Zemajt me qytetarin: Të dy janë duke u intervistuar në stacion

Policia e Kosovës ka konfirmuar se sot rreth orës 15:00 në sheshin qendror të Prishtinës ka ndodhur një incident fizik

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Enis Pllana, ka thënë se deputeti Zemaj dhe qytetari janë duke u intervistuar në polici për rastin.

“Sot rreth orës 15:00 është pranuar informata për një konflikt fizik në sheshin Ibrahim Rugova në Prishtinë. Lidhur me incidentin palët e përfshira janë duke u intervistuar në polici. Për detaje shtesë do t’ju njoftojmë me kohë”, ka thënë Pllana.