12:22 / E Shtunë, 25 Gusht 2018 / indeksADMonline

Policia përdorë ‘sprej’ kundër tre personave në Suharekë, kjo është arsyeja

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar në Suharekë të cilët kanë refuzuar dhe fyer zyrtarët policor në detyre në kërkesën e tyre për tu identifikuar përmes letërnjoftimit.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë patrulla policore e ka vënë nën kontroll duke përdorur ‘sprejin’, transmeton Indeksonline.

Nuk raportohet për të lënduar.

Pas intervistimit me vendim të Prokurorit, tre të dyshuarit janë liruar, kurse rasti mbetet të hetohet./Indeksonline/

Temat: