75 Mall Live Search
09:46 / E Enjte, 27 Shkurt 2025 / k.v

Policia po e heton rastin e gruas nga Podujeva që dyshohet se vdiq pas tronditjes nga qentë endacakë

Policia e Kosovës ka njoftuar se po e heton rastin e vdekjes së një gruaje në Podujevë, e cila vdiq rrugës për në QKUK, pasi dyshohet se është sulmuar nga qentë endacakë.

Siç thuhet në raportin 24-orësh të PK-së, viktima fillimisht është dërguar në QKMF në Podujevë, e më pas përkeqësimit të gjendjes është nisur për në QKUK, duke ndërruar jetë gjatë rrugës.

Me vendim të prokurori, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion.

“Obrançë, Podujevë / 26.02.2025 – 14:00. Nga QKMF është raportuar se viktima femër kosovare është duke marr tretman mjekësor pasi që dyshohet se është sulmuar nga qenët endacak, dhe të njëjtës i është keqësuar gjendja dhe rrugës për në QKUK ka vdekur. Me vendim të prokurori, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.