75 Mall Live Search
10:06 / E Enjte, 11 Shtator 2025 / KV

Policia po e heton si vrasje të rëndë rastin në parkun e Vitisë, ku humbi jeten i riu

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Vitisë më 8 shtator, ku një veturë përfundoi mbi disa të rinj që po qëndronin në parkun “Bafti Haxhiu”.

Sipas hetimeve fillestare, i dyshuari Egzon Shallti, 21-vjeçar, me veturën e tij “Opel Insignia”, fillimisht ka goditur disa karrige e më pas pesë persona që gjendeshin aty. Nga sulmi mbetën të plagosur A. F., V. G., E. S., M. A. dhe A. S.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se dje njëri nga të lënduarit, Auron Ferizi, ka ndërruar jetë derisa po trajtohej në QKUK. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti tashmë është cilësuar si “vrasje e rëndë” dhe po hetohet nga njësitet kompetente.

Hetimet janë në vazhdim dhe pritet që organet e rendit të publikojnë më shumë detaje në ditët në vijim./IndeksOnline/