75 Mall Live Search
09:48 / E Hënë, 14 Dhjetor 2020 / k.v

Policia po e heton vdekjen e një femre në Kamenicë, trupi i viktimës dërgohet për obduksion

Të shtunën rreth orës 23 e 30 minuta, në Shtëpinë e shëndetit në Kamenicë ishte dërguar një femër pa shenja jete.

Policia me të pranuar informatën kishte shkuar në Shtëpinë e shëndetit për ta trajtuar rastin.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Departamentin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Policia këtë rast është duke e trajtuar si vdekje e dyshimtë./IndeksOnline/