75 Mall Live Search
14:38 / E Enjte, 06 Qershor 2024 / k.v

Policia po e interviston gruan e Millan Radojiçiqit në veri të Mitrovicës

Policia e Kosovës në këto momente është duke e intervistuar gruan e Millan Radojiçiqit, në njërin prej stacioneve policore në veri të Mitrovicës.

E dyshuara Ema Radojiçiq, po intervistohet në prani të avokatit të saj.

Burimet e IndeksOnlinet brenda Policisë së Kosovës në veri kanë thënë se gruaja e Radojiçiqit aktualisht ndodhet në stacionin policor ku po merret në pyetje nga hetuesit.

Sipas policisë, me rastin është marrë Drejtoria kundër krimeve të rënda./IndeksOnline/