Policia po e kërkon Gjergj Dedajn, faktet që dëshmojnë se ai po vozitë veturën me targa diplomatike

Gjergj Dedaj, ish-ambasadori i Republikës së Kosovës në Maqedoni të Veriut është duke u kërkuar nga Policia e Kosovës. Kështu bëjnë me dije burimet e Indeksonline.
Të njëjtat burime thonë se, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka lëshuar një urdhër për konfiskimin e tabelave të veturës zyrtare dhe ID-së diplomatike, kjo pasi që ish-ambasadori po vazhdon t’i mbajë ato pa autorizim.
Gjergj Dedaj ende s’i ka kthyer targat diplomatike “NMK 50-CD-001”, të vendosura në veturën e tij “Mercedez Benz E”.
Kështu PK-ja është vënë në kërkim të tij për t’ia konfiskuar gjërat e lartëpërmendura.
Se ai po i mban targat, Indeksonline ka siguruar edhe pamje teksa shihet Dedaj duke vozitur automjetin afër mensës së studentëve në Prishtinë.

Kujtojmë se Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës në qershor të vitit 2021 ka shkarkuar 16 ambasadorë e konsujë. Në mesin e tyre ishte edhe Dedaj.
Ministrja Donika Gërvalla, së bashku me presidenten Vjosa Osmani kishin marrë vendim për shkarkimin e stafit diplomatik në botë, për të cilët menduan se janë të emëruar politikisht./Indeksonline/