Policia po e kërkon këtë person, është nga Deçani

Policia e Kosovës – Drejtoria rajonale e policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime të tjera të personit të kërkuar më urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon:
Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Personi i kërkuar është:
- VETON (Demush) MEMAJ i lindur më 02.01.1991 nё DEÇAN.
I denuari është i kërkuar për veprat penale:
- “Lёndim i rёndё trupor”
- “ Mbajtje nё pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar tё armёve”
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkëngjitur, ta lajmërojë Policinë e Kosovës apo të paraqiten në stacionin më të afërt policor.
Drejtoria rajonale e policisë në Pejë, çdo të premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
- 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
- 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
- E-mail adresa: info@kosovopolice.com
