Policia po e kërkon këtë person në Ferizaj, e mashtroi një shitëse

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të autorizimit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj për publikimin e fotografive të personave në kërkim, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët me qëllim identifikimin, vendndodhjen dhe kapjen e personit të dyshuar, mashkull.
Ai dyshohet se më 09.03.2024 në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj ka kryer veprën penale “Mashtrimi”, ku në një lokal ka mashtruar shitësen me një shumë të caktuar të parave.
Deri tani i dyshuari i kësaj ngjarjeje nuk është identifikuar dhe policia rajonale e Ferizajt kërkon bashkëpunim nga qytetarët, që kushdo që ka ndonjë informacion rreth identitetit të tij, të lajmërojnë stacionin më të afërt të policisë, apo përmes aplikacionit digjital “’Lajmëro policinë” dhe në numrat kujdetarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406