14:13 / E Premte, 26 Shkurt 2021 / OSH

Policia po e kërkon Kushtrim Bojajn nga Klina, ja për çfarë akuzohet

Policia e Kosovës – Drejtoria rajonale e policisë në Pejë, bazuar në ligjin  për publikimin e fotos me shënime të tjera të personit të kërkuar më urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon:

Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

  • KUSHTRIM (Luan) BOJAJ  i lindur me 10.06.1995 nё Klinë.

I denuari është i kërkuar për veprat penale:

  • Vjedhje e rëndë”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkëngjitur, ta lajmërojë Policinë e Kosovës apo të paraqitet në stacionin më të afërt policor.

Ne kuadër te Drejtorisë rajonale te policisë ne Peje gjate javës që po e lëmë pas ka realizuar 9 (nëntë) urdhëresa të gjykatës dhe të dyshuarit janë dërguar në vuajtje dënimi.

Falë bashkëpunimit me qytetarët kemi arritur të realizonim u rdhëresat e lartëcekura , andaj presim që edhe në të ardhmen një bashkëpunim i tillë të vazhdojë.

Drejtoria rajonale e policisë në Pejë, çdo të premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qëllim, sjelljen e tyre para drejtësisë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: