75 Mall Live Search
09:13 / E Mërkurë, 16 Gusht 2023 / AR

Policia po heton tri vdekje të ndodhura dje, detaje nga raportet

Policia e Kosovës po heton tri raste të vdekjes të ndodhura gjatë ditës së djeshme.

Rastet kanë ndodhur në Lipjan, Shtime dhe Mitrovicë të Jugut, raporton Indeksonline.

Më poshtë raportet e Policisë:

Lipjan 15.08.2023-16:45. Raportohet se viktima mashkull shtetas i Shqipërisë është gjetur pa shenja jete në ambientin e punës. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.

Shtime 15.08.2023-18:00. Raportohet se nga Qendra Integruese Rehabilituese, është dërguar pa shenja jete në emergjencë viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor.Lidhur me rastin me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.

Mitrovicë Jugu 15.08.2023-15;23. Lidhur me rastin, pasi është raportuar se viktima mashkull kosovar kishte rënë nga një lartësi, në vendngjarje ka dalur ekipi mjekësor ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës.  Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion, rasti nën hetime.