75 Mall Live Search
09:04 / E Shtunë, 05 Prill 2025 / FR

Policia po heton vdekjen e Alban Tolaj: U gjet pa shenja jete në banesën e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të premtën në Prishtinë, ku një zyrtar policor i ka dhënë fund jetës.

Bëhet fjalë për Alban Tolaj, i cili u gjet pa shenja jete dje në rrugën “Ahmet Korenica”.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se i ndjeri është gjetur pa shenja jete në banesën e tij dhe se vdekja e tij është duke u hetuar.

“Prishtinë 04.04.2025 – 14:40. Është gjetur pa shenja jete në banesën e tij viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i jetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi”, tha policia.

Rastin e ka konfirmuar edhe të premtën Agron Borovci, zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës, i cili shprehu ngushëllime familjes e kolegëve të tij në polici.

‘‘Mbështetur në informacionet e para nga vendi i ngjarje, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje,  policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe me kujdes të shtuar  po shqyrton të gjitha aspektet e rastit për ndriçimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje tragjike. Policia e Kosovës shpreh ngushëllimet më të thella për familjen, kolegët dhe miqtë e zyrtarit të ndjerë”, ka thënë Borovci.