Policia po heton vdekjen e një punëtori të sigurimit në Kaçanik
Një punëtor i sigurimit është gjetur i vdekur dje në Kaçanik rreth orës 04:30.
“Raportohet se viktima mashkull – shqiptar punëtor sigurimi është gjetur i alivanosur”, njofton policia.
Viktima është dërguar në emergjencën e Ferizajt ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se i njëjti është pa shenja jete.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.
Policia e ka cilësuar rastin si hetim të vdekjes./AktivPress