Policia po heton vdekjen e presidentit të Hertha Berlinit

Ndarja nga jeta e papritur e Kay Bernstein tronditi futbollin gjerman. Policia e Brandenburgut kanë nisur një hetim për të sqaruar rrethanat e vdekjes së tij.
Për të sqaruar rrethanat e vdekjes së tij të papritur, policia ka nisur një hetim, pasi nuk është vërtetuar se kjo ishte vdekje natyrore, shkruan Indeksonline
“Si zakonisht ka hetime për raste të tilla nëse shkaku i vdekjes është i paqartë”, tha zëdhënësi i policisë për Tagesspiegel.
Stadiumi Olimpik i Berlinit u bë vend zie për Bernstein, i cili ishte bërë president i klubit në vitin 2022.
“I gjithë klubi dhe komiteti janë të habitur dhe thellësisht të tronditur nga lajmi i vdekjes së presidentit”, thuhet në deklaratën e klubit që bën gara në Bundesliga 2./Indeksonline/