18:01 / E Shtunë, 18 Maj 2024 / MSH

Policia po i zbaton ligjet edhe nga ajri, me ndihmën e dronit identifikon shoferen që tejkaloi në vijë të plotë

Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor sot rreth orës 16:35, në fshatin Gërlicë të Ferizajt ka ndaluar shoferen P.O (F/K) e moshës 25 vjeçare, e cila me veturë ka bërë tejkalim në vijë të plotë, duke rrezikuar veten dhe pjesëmarrësit tjerë në komunikacion.

Kjo kundërvajtje është identifikuar përmes dronit të policisë.

Ndaj saj policia i shqiptoi një gjobë për kundërvajtje sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 200 euro, 2 pikë negative dhe heqje të patentë shoferit për 3 muaj.

Me këtë rast Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit dhe mos të bëjnë tejkalime në vijë të plotë.

“Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406” thuhet në njoftim.