75 Mall Live Search
12:48 / E Enjte, 24 Dhjetor 2020 / k.v

Policia po kryen punën me efikasitet

“Duke qenë si institucion për siguri publike që ballafaqohemi në vijën e parë të frontit, mund të them se ka një rritje të lajmërimeve të rasteve të dhunës në familje”.

Ishte kjo deklarata e kolonel Gazmend Hoxhës, drejtor i Departamentit për Siguri Publike, në “Studio e hapur”, në RTK.

Ai më tej shtoi se në situata të tilla, mund të themi se është rritur besimi i qytetarëve ndaj isntitucionit tonë, ngase jemi duke kryer punën me profesionalizëm, që mud të thuhet se, pavarësisht izolimit nga masat parandaluese ndaj COVID-19, mund të konsiderohet si indikator i lajmërimit për rastet e dhunës në familje.

“Nuk ka raste që nuk trajtohen me seriozitet, por mund të klasifikohen me raste të veçanta, me prioritet, etj., që lidhur me këto raste kemi angazhuar persona që janë në gatishmëri 24 orë për të trajtuar rastet e tilla me efikasitet.

Ndërkaq ai sqaroi punën e PK-së, rrezikshmërinë, sipas të cilit, çdo rast bart rrerzik me vete, ka pasur raste kur kemi humbur edhe personelin tonë policor, por ne kemi për detyrë që t’i dalim në ndihmë qytetarëve.

Ai ndër të tjera shtoi se për ta shtuar efikasitetin, si PK kemi zbatuar strategjinë e quajtur modelin e “policimit në komunitet”, duke angazhuar edhe kamerat e sigurimit etj. Që të kemi në vëzhgim situatën që ta parandalojmë krimin në terren.

“PK-ja ka shumë sfida që klasifikohen ato të jashtme e të brendshme, psh sigurimin shenedetesor, që ftojmë insititucioent e shtetit që ta kenë këtë parasysh, e aspekti i jashtëm, dihet, gjendja në terren. Mbase jemi institucion i vetëm në botë që na mungon sigurimi shëndetësor”, deklaroi kolonel Hoxha.

Hoxha sqaroi se edhe në radhët e PK-së ka elemente negative që zbehin figurën e policit, por ai shtoi se ne do të bëjmë çmos në ruajtjen e pastërtisë së figurës së policit, duke përmendur edhe aktivitetet që rrisin sigurinë e qytetarëve në vend, fjala vjen, rastet e intervenimit në veri të vendit, në zonat kufitare gjthandej vendit, etj.

Në fund kolonel Hoxha foli për angazhimin e PK-së në çdo rrethanë, duke theksuar se për ta nuk ka pushim, as festa, duke bërë thirrje qytetarëve të vendit që t’u përmbahen masave të shpallura nga IKSHPK-ja, të jenë të kujdesshëm, të matur në këto ditë festash.