Policia po vazhdon aksionin e kontrollit për respektimin e masave anti-COVID

Policia e Kosovës ka vazhduar edhe sonte me angazhime në drejtim të parandalimit të përhapjes së pandemisë, gjegjësisht në realizimin e planit operativ dhe vendimeve të institucioneve rreth realizimit të masave për parandalim të Covid 19.
Përmes njoftimit, Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se po vazhdon ta ruaj rendin dhe sigurinë në mbarë vendin, transmeton Indeksonline.
Njësitet policore në bashkëpunim me autoritetet tjera po implementojnë planin për parandalimin e pandemisë. Objektiv yni në këtë periudhë mbetet ruajtja e shëndetit publik dhe masat e kufizimet mbetet të respektohen nga të gjithë./Indeksonline/





