75 Mall Live Search
08:54 / E Enjte, 10 Korrik 2025 / MSH

Policia prangos dy shitblerës narkotikësh në Fushë-Kosovë

Njësitet policore në Fushë-Kosovë kanë arrestuar dy të dyshuar, te të cilët gjeti dhe konfiskoi 10 gramë kokainë.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:10, raporton IndeksOnline.

Sipas njoftimit të policisë, për njërin nga të dyshuarit kishte udhërarrest aktiv.

“Po ashtu, janë kontrolluar edhe banesat e të dyshuarve, por nuk është gjetur asgjë e dyshuar”, njofton policia.

Dy të dyshuarit, pas arrestimit, janë dërguar për intervistim.

I dyshuari, ndaj të cilit kishte urdhërarrest aktiv, është dërguar në vuajtje dënimi./IndeksOnline/