Policia prangos një person në rrugën “Luan Haradinaj”

Pak minuta më parë, në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, policia ka arrestuar një person para objektit të Qeverisë së Kosovës.
Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, i dyshuari është prangosur nga zyrtarët policorë dhe më pas është futur në një veturë të policisë për t’u dërguar në stacionin policor, ku pritet të intervistohet.
Ende nuk ka informacion zyrtar për identitetin e të arrestuarit dhe rrethanat që çuan në këtë veprim policor.
IndeksOnline ka kontaktuar Policinë e Kosovës lidhur me rastin dhe sapo të marrim përgjigje zyrtare do t’ju mbajmë të informuar.