75 Mall Live Search
10:21 / E Enjte, 14 Janar 2021 / k.v

Policia pranon donacion të rëndësishëm nga Ambasada gjermane

Rreth 250 mijë euro është vlera e donacionit që sot Ambasada e Gjermanisë në Kosovë i ka dhuruar Policisë së Kosovës, raporton IndeksOnline.

Pajisje speciale vëzhgimi, dylbi, gjurmues termikë, kompjuterë, lap-topë, projektorë etj, sot i janë dhuruar policisë.

Këto pajisje do ta ndihmojnë jashtëzakonisht shumë punën e njësiteve policore.

Drejtori i policisë, Samedin Mehmeti, ka thënë se ky donacion, por edhe të tjerat që janë pranuar në të kaluarën, do të përdoren në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ai ka falënderuar ambasadorin e Gjermanisë në Republikën e Kosovës, Rohde për këtë donacion, duke i premtuar bashkëpunim edhe në të ardhmen.