75 Mall Live Search
09:30 / E Diele, 14 Mars 2021 / OSH

Policia prezente në Kuvendin e LDK-së, ishte kërkesë e partisë!

Kuvendi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) mbahet sot, ku do të zgjedh kryetarin e partisë.

Ashtu edhe siç ka kërkuar LDK, pjesëtarë të policisë së Kosovës janë prezent aty, shkruan IndeksOnline.

Ndryshe, procesi zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk i ka ecur mirë me 16 qershor të vitit 2019, ku në shumë nëndegë e degë të kësaj partie ka pasur përleshje fizike, duke mos munguar as gjuajtjet me karrige si në Prishtinë, Ferizaj, Vushtrri, Mitrovicë e në disa qytete të tjera ka pasur mosmarrëveshje./IndeksOnline/