75 Mall Live Search
13:31 / E Martë, 08 Prill 2025 / k.v

Policia publikon fotografinë e personit të shpallur në kërkim për vjedhje – kërkohet ndihma e qytetarëve

Policia e Kosovës, përkatësisht Stacioni Policor Qendra në Prishtinë, ka bërë publike fotografinë e një personi të shpallur në kërkim, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje”, sipas nenit 313 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I dyshuari kërkohet në lidhje me një rast të ndodhur më 27 nëntor 2024, dhe veprimi i Policisë është i bazuar në autorizimin e lëshuar nga Prokuroria Themelore – Departamenti i Përgjithshëm në Prishtinë.

Policia u bën thirrje qytetarëve që të japin ndihmë në identifikimin ose lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarit, duke kontribuar kështu në zbardhjen e plotë të rastit dhe arrestimin e tij.

“Vlerësojmë lartë bashkëpunimin me komunitetin për një shoqëri pa krim, andaj presim që informacionet tuaja t’i kontribuojnë identifikimit dhe arrestimit sa më të shpejtë të të dyshuarit,” thuhet në njoftimin e Policisë.

Çdokush që ka informacion të vlefshëm, mund të kontaktojë Policinë e Kosovës në mënyrat e mëposhtme:

📧 E-mail: [info@kosovopolice.com](mailto:info@kosovopolice.com) 

🌐 Facebook: [Kosovo Police](https://www.facebook.com/KosovoPolice/) 

📱 Aplikacioni Android: Lajmero Policinë 

📞 Telefoni: 192

Policia garanton anonimat të plotë për të gjithë ata që ndajnë informacione.