75 Mall Live Search
09:20 / E Martë, 17 Janar 2023 / B O

Policia publikon foton e parë të bosit të mafias pas arrestimit

Pas tre dekadash kërkimesh, policia italiane arriti të kapte bosin e fundit të madh të Cosa Nostra .

60-vjeçari Matteo Messina Denaro u arrestua nga forcat speciale të Karabinierëve italianë në klinikën private “La Maddalena” në Palermo të Siçilisë.

Kur Denaro, i njohur si Bonafede, shkoi në klinikë të premten e kaluar për të marrë kimioterapi, dhjetëra forca speciale kishin rrethuar tashmë ndërtesën.

Pas mbërritjes, Messina Denaro kuptoi se diçka nuk shkonte dhe u largua nga qendra mjekësore. Ai nuk shkoi larg.

Një karabinier pyeti: “Si e ke emrin?” Bosi mafioz më pas tha fjalën e tij të fundit si njeri i lirë: “Unë jam Matteo Messina Denaro”.

Një orë Franck Muller që kushton 35,000 euro shkëlqeu në kyçin e dorës së tij./Indeksonline/