75 Mall Live Search
12:41 / E Martë, 29 Prill 2025 / mp

Policia publikon pamje se si po identifikohen përmes dronit shoferët që po bëjnë kundërvajtje

Policia e Kosovës ka publikuar pamje se si janë identifikuar kundërvajtësit në trafik përmes dronit.

Gjobat janë dërguar në adresë të pronarit të automjetit.

“Identifikimi i kundërvajtjeve përmes DRONIT “Mosrespektimi i shenjave të trafikut” dhe dërgimi i gjobave në adresë të pronarit të automjetit! Respektoni rregullat e trafikut dhe kontribuoni në sigurinë rrugore! Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët”!