Policia Rajonale e Ferizajt gjobitë 1 625 persona në trafik për një javë

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale gjatë javës që shkoi nga data 11-17/korrik/2022 ka shqiptuar këto kundërvajtje:
Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar, 556 gjoba
Tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar, 11 gjoba
Kyçja e pa rregullt në rrugën kryesore- 2 gjoba
Drejtimi nën ndikimin e alkoolit- 11 gjoba
Drejtimi i automjetit pa patentë shofer, 28 gjoba
Kalimi i afatatit të regjistrimit të automjeteve , 38 gjoba
Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 14 gjoba
Mos përdorimi i rripit të sigurisë ,202 gjoba
Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes , 122 gjoba
Drejtimi i motoçikletës -pa regjistrim , 2 gjoba
Drejtimi i motoçikletës -pa helmet, 2 gjoba
Motoçikleta të konfikuara , 2
Kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor, 635 gjoba
Heqje e patentë shoferit , 28 shoferëve
Gjithsej, 1625 gjoba
Ndërsa, në rajonin e Ferizajt janë raportuar 27 aksidente:
Aksidente fatale, 0
Aksidente me lëndime, 12
Aksidente me dëme materiale. 15
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.
Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.
Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.