11:53 / E Hënë, 29 Gusht 2022 / k.v

Policia Rajonale e Ferizajt shqipton mbi 1.500 gjoba kundërvajtëse brenda javës

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve. Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt, gjatë javës që shkoi nga data 22-28/Gusht/2022 ka shqiptuar këto kundërvajtje:

– Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar, 511 gjoba

– Tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar,10 gjoba

– Drejtimi  nën ndikimin e alkoolit,  2 gjoba

– Drejtimi i automjetit pa patentë shofer, 20 gjoba

– Kalimi i afatatit të regjistrimit të automjeteve , 40 gjoba

– Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 38 gjoba

– Mos përdorimi i rripit të sigurisë , 196 gjoba

– Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes , 95 gjoba

– Drejtimi i Motoçikletës -Pa patentë shofer, 3 gjoba

– Drejtimi i motoçikletës -pa regjistrim , 1 gjoba

– Motoçikleta të konfikuara , 1

– Kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor, 661 gjoba

Heqje e patentë shoferit , 23 shoferëve

             Gjithsej , 1578 gjoba

Ndërsa, janë raportuar 35 aksidente:

– Aksidente fatale , 0

– Aksidente me lëndime, 15

– Aksidente me dëme materiale, 20

Policia Rajonale e Ferizajt, do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.

Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.