Policia Rajonale e Pejës shqipton afër 40 mijë gjoba në trafik për gjysmë viti

Drejtoria rajonale e Policisë në Pejë, në 6- (gjashtë) mujorin e parë të vitit 2022, krahas detyrave në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike kishte aktivitete të shtuara policore në rregullim të komunikacionit dhe parandalim të aksidenteve në rrugët e rajonit të Pejës.
Gjatë kësaj periudhe kohore Njësitet policore në kuadër të Drejtorisë rajonale në Pejë, kanë shqiptuar 39546 (tridhjetë e nëntëmijë e pesëqind e dyzet e gjashtë) tiketa, krahasuar me vitin paraprak ka shtim të punës si dhe prezencë me të madhe në rrugët e vendit.
Policia rajonale në Pejë gjithashtu kanë realizuar fushata vetëdijësuese në koordinim me Divizionin e Komunikacionit rrugor, kanë pas takime dhe punë koordinuese me Institucionet Komunale dhe qendrore për koordinimin e punëve dhe detyrave në rregullim të komunikacionit e që do ndikonte direkt edhe në parandalimin e aksidenteve në rrugët e vendit.
Gjithashtu, Drejtoria rajonale e Policisë në Pejë vazhdon të jetë e angazhuar me të gjitha njësitet e veta në teren si në ruajtjen e jetës dhe pronës së qytetarit, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike por edhe në rregullim të komunikacionit. Dhe mbi bazën e nevojës për një ambient të qetë dhe të sigurt i fton qytetarët që të respektojnë ligjet e zbatueshme në vend.