75 Mall Live Search
09:53 / E Hënë, 18 Nëntor 2024 / k.v

Policia rajonale e Prishtinës brenda javës realizon 309 urdhëresa të gjykatës

Nga zyrtarët policorë të rajonit Prishtinës, gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, janë realizuar 309 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 76 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj.

Konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave policore,  personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje dënimi, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi që ata kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.

Ndërkohë aktivitetet policore janë shtrirë  edhe në segmente të tjera të sigurisë.

Gjatë periudhës së njëjtë, janë sekuestruar 2 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.

Ndërkaq kanë vazhduar edhe aktivitetet policore  në sferën e sigurisë në trafikun rrugor.

Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 3865 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor./IndeksOnline/