75 Mall Live Search
09:17 / E Hënë, 01 Korrik 2024 / k.v

Policia realizon 170 urdhëresa të gjykatave gjatë qershorit, në Ferizaj

Policia Rajonale e Ferizajt gjatë muajit qershor 2024 ka realizuar 170 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale.

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

“Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë, nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të dhënat tuaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.