75 Mall Live Search
20:05 / E Hënë, 16 Gusht 2021 / LB

Policia rikthen kontrollet për maska në sheshet e Prishtinës

Policia e Kosovës ka filluar t’i rikthej kontrollet policore për përdorimin e maskave konform vendimeve të fundit të Qeverisë së Kosovës.

Policia e Kosovës është parë sot në sheshet e Prishtinës duke kontrolluar nëse qytetarët po i përdorin maskat, transmeton “Indeksonline”.

Ndryshe, sipas vendit të fundit të Qeverisë së Kosovës, bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative në të gjitha rastet, përveç:

Gjatë ecjes në ambient të jashtëm, vetëm;

Gjatë ngasjes së automjetit, vetëm, apo në grup me jo më shumë se katër (4) persona;

Gjatë vrapimit, çiklimit dhe ushtrimeve fizike;

Gjatë ngrënies apo pijes.

Në institucionet publike të Kosovës ndalohet hyrja e personave pa maska, si dhe obligohet bartja e tyre gjatë gjithë kohës brenda hapësirave të përbashkëta.