Policia: Rreth 10 mijë euro iu grabitën shoferit të postës në autostradën “Ibrahim Rugova”
Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, në afërsi të fshatit Duhël.
Cak i grabitje ka qenë një automjet i cili kryente shërbime postare.
Sipas zëdhënësit të policisë në Prizren Shaqir Bytyqit, shoferit iu grabitën hiç më pak se 10 mijë e 150 euro.
“Të dyshuarit, të armatosur, janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet të tipit Golf. Policia ka reaguar menjëherë dhe po merret intensivisht me rastin. Hetimet janë në zhvillim me qëllim të identifikimit dhe arrestimit të të dyshuarve”, tha Bytyqi.
Policia apelon tek qytetarët që të japin çdo informacion që mund të ndihmojë në zbardhjen e rastit dhe kapjen e autorëve.

