Policia rrethon aeroportin “Adem Jashari”, po kthehen familjarët e xhihadistëve në Siri
Sonte pritet të mbërrijnë në Kosovë gra e fëmijë nga Siria, njofton Indeksonline.
Ky grup i grave dhe fëmijëve kosovarë janë familjarë të ish-pjesëtarëve kosovarë të Shtetit Islamik.
E për këtë është mobilizuar edhe Policia e Kosovës.
Forca të shumta të Policisë janë parë sonte në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” ku edhe gjendet një ekip i Indeksonline.
Në fotografitë e Indeksonline nga atje, shihet edhe Njësia Speciale. /Indeksonline/
