08:34 / E Mërkurë, 22 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Policia e Kosovës te banesa e Albin Kurtit (Foto)

Në mëngjesin e sotëm Policia e Kosovës ka rrethuar banesën e Albin Kurtit tek Parku i Qytetit, ndaj të cilit është lëshuar fletë arrest nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

Kurti është kërkuar më herët edhe në zyret e Vetëvendosjes por nuk është gjetur.

Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj – Bujupi dhe Faton Topalli pritet që të paraqiten në gjykim për hedhje të gazit në Kuvendin e Kosovës./Indeksonline/